image Rrahje në një kafeteri të Prishtinës, arrestohen tre persona

Siguri

Rrahje në një kafeteri të Prishtinës, arrestohen tre persona

news image

Sot rreth orës 18:50 ka ndodhur një rrahje në një kafeteri në lagjen Ulpiana të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se njësitë nga stacioni policor Jugu, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 18:50 kemi pranuar një informatë për një rrahje ne progres në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njësitë nga  stacioni policor Jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar 3 persona te dyshuar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/