image Rrahje në mes gjashtë personave në Vushtrri, përdoret një kaçavidë e armë zjarri

Siguri

Rrahje në mes gjashtë personave në Vushtrri, përdoret një kaçavidë e armë zjarri

news image

Një përleshje fizike mes gjashtë personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se deri tek rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që gjashtë të dyshuarit kishin mes vete rreth linjës së qarkullimit të mini busëve.

Tutje sipas policisë të dyshuarit gjatë kësaj rrahjeje kanë përdorur edhe një kaçavidë si dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishek.

Si pasojë e kësaj rrahjeje një person ka pësuar lëndime, me ç’rast ka marrë trajtim mjekësor, kurse 5 të tjerë janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/