image Rrahje në mes 7 personave në emergjencën e Podujevës

Siguri

Rrahje në mes 7 personave në emergjencën e Podujevës

news image

Dje në rrugën 19 qershori në Podujevë, gjersa 7 persona ishin duke pritur në radhë për t’u kontrolluar në emergjencën e Podujevës, në mes tyre pati një mosmarrëveshje, e cila rezultoi me sulm fizik në mes tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e mosmarrëveshjes, ata u rrahën dhe katër prej tyre u shoqëruan në polici, ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime trupore.

Sinjalizuesit po ashtu njoftuan se dy prej të lënduarve janë duke u trajtuar në QKMF të Podujevës, ndërsa një person tjetër është dërguar në QKUK.

Gazeta Sinjali mëson se hetimet lidhur me rastin janë hapur./GazetaSinjali/