image Rrahje në Klinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, tre të arrestuar, një grua lëndohet

Kosovë

Raport/ Rrahje në Klinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, tre të arrestuar, një grua lëndohet

news image

Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Klinë, pasi janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje familjare.

Nga kjo rrahje, lëndime ka pasur një grua, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Qupevë të Klinës, mbrëmë rreth orës 18:00.

“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/