Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Klinë, pasi janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje familjare.
Nga kjo rrahje, lëndime ka pasur një grua, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Qupevë të Klinës, mbrëmë rreth orës 18:00.
“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/