image Përleshja mes nxënësve në Hajvali, Policia jep detaje lidhur me rastin

Siguri

Përleshja mes nxënësve në Hajvali, Policia jep detaje lidhur me rastin

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se tre nxënës të klasave të nënta në shkollën fillore ‘Afrim Gashi’ në Hajvali, janë sulmuar me mjete të forta pas një përleshje me dy nxënës tjerë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës – Rajoni Prishtinë, Agron Borovci, i cili thotë se në rrugën “Afrim Gashi” në Hajvali, rreth orës 10:30, dy persona kanë sulmuar tre të tjerë, me ç’rast, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor“, thuhet në konfirmimin e zëdhënësit të policisë, Agron Borovci.

Policia po ashtu bënë të ditur se është nisur një hetim, lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe se të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

/GazetaSinjali/