Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit ishin rrahur pas një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit e kishte goditur në kokë të dyshuarin tjetër me një shufër metali, duke i shkaktuar lëndime.
I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Me vendim të prokurorit i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.