image Rrahje në Fushë Kosovë, dy persona përfundojnë në prangat e Policisë - Sinjali

Rrahje në Fushë Kosovë, dy persona përfundojnë në prangat e Policisë

news image

Sonte rreth orës 17:45, në rrugën “Hashim Hajdini”, në Fushë Kosovë nga qytetarët është vërejtur një përleshje në mes të disa personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit, njëri nga qytetarët ka telefonuar edhe Policinë, të cilët pas një kohe kanë arritur në vendin e përleshjes, me ç’rast janë parë duke i arrestuar disa persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se përleshja e raportuar nga sinjalizuesi ka ndodhur, dhe Policia ka arritur t’i identifikojë viktimat dhe të dyshuarit.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, analizimit të dëshmive të dëshmitarëve dhe palëve të intervistuara, prokurori kompetent ka konstatuar se rasti duhet të iniciohet si “lëndim i lehtë trupor” dhe ndaj dy personave të dyshuar ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Sinjali do të ju mbaj të informuar për detaje të mëtutjeshme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin