image Rrahje në Deçan, arrestohen katër persona

Siguri

Rrahje në Deçan, arrestohen katër persona

news image

Katër persona janë arrestuar në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një komunikate të lëshuar për media ata janë arrestuar pasi që dje janë rrahur mes vete.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, me datёn 02.11.2020, ka pranuar njё informatë se nё fshatin Strellc i Epёrm në Deçan disa persona janë duke u rrahur.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё.

Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti./Gazeta Sinjali/