image Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

Kosovë

Siguri/ Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës ka pasur një mosmarrëveshjes mes tre të burgosurve, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, dy nga të burgosurit kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër, duke i shkaktuar atij lëndime të lehta trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 3 marsit, rreth orës 20:00.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/