image Rrahje mes shoferëve në Prishtinë, ishte duke dërguar nënën në QKUK, mërgimtari nuk ia lëshon rrugën

Siguri

Rrahje mes shoferëve në Prishtinë, ishte duke dërguar nënën në QKUK, mërgimtari nuk ia lëshon rrugën

news image

Një rrahje ka ndodhur sot në mes disa shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” saktësisht afër hyrjes për në QKUK.

Në videon e publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes në Facebook tregohet se deri tek rrahja ka ardhur pasi mërgimtari nuk ia kishte lëshuar rrugën me veturën e tij, derisa shoferi me targa vendore ishte me urgjencë duke dërguar nënën e tij në QKUK.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta Sinjali/

Video: Vrojtuesit e Lagjes