image Rrahje mes nxënësve të shkollave të mesme në Mitrovicë

Siguri

Rrahje mes nxënësve të shkollave të mesme në Mitrovicë

news image

Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë, ku janë përfshirë tre persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se një 16-vjeçar, një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët janë nxënës të shkollave të mesme, janë rrahur mes vete.

Sipas burimeve, të dyshuarit kanë deklaruar se deri te rrahja ka ardhur si shkak i një rrahjeje që kishte ndodhur para disa ditësh, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rasti ‘Sulm’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/