image Rrahje mes nxënësve në Pejë

Siguri

Rrahje mes nxënësve në Pejë

news image

Në shkollën e fshatit Vitomiricë të Pejës, tre të mitur janë rrahur në mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për shkollën “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ata kanë filluar përleshjen pas një mosmarrëveshje që e kishin ndërmjet vete, mirëpo nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/