image Rrahje mes motrash në Mitrovicë, arrestohet një e mitur

Siguri

Rrahje mes motrash në Mitrovicë, arrestohet një e mitur

news image

Një e mitur është arrestuar dje rreth orës 14:30 në Mitrovicë, për shkak se dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, policia njofton se e lënduara ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, deri te sulmi kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

“Është arrestuar e dyshuara femër /kosovare (e mitur) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimë femër/kosovare.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në prezencën e punëtorit të qendrës sociale, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/