image Rrahje mes kunatave në Malishevë, dy përfundojnë në polici e viktima në karantinë - Sinjali

Raport/ Rrahje mes kunatave në Malishevë, dy përfundojnë në polici e viktima në karantinë

news image

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi e kishin sulmuar fizikisht kunatën e tyre në Malishevë.

Policia njofton se sulmi kishe ndodhur për shkak të raporteve jo të mira mes tyre.

 “Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare  të cilat për shkak të raporteve jo të mira e  kishin sulmuar fizikisht kunatën e tyre viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin