image Rrahje mes katër personave në Klinë, përdoret edhe thika - Pamje

Siguri

Rrahje mes katër personave në Klinë, përdoret edhe thika – Pamje

news image

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Zllakuqan në Klinë, pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

 Policia ka njoftuar se të dyshuarit fillimisht janë fjalosur mes vete, kurse gjatë përleshjes kanë përdorur edhe thikën.

Si pasojë e kësaj dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar një video nga momenti i kësaj rrahjeje. /Gazeta Sinjali/