Një rrahje ka ndodhur sot pasdite mes dy personave në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka bërë të ditur se personat janë zyrtarë të minierës së Trepçës.
“Në orët e pasdites është raportuar një rast si vepër penale ‘sulm’, mes dy zyrtarëve të Trepçës. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, tha Zahiti për Sinjalin./Gazeta Sinjali/