image Rrahje mes disa personave në Mitrovicë, plagoset një i mitur

Siguri

Rrahje mes disa personave në Mitrovicë, plagoset një i mitur

news image

Policia njofton për një rrahje mes disa personave që ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur me thikë një i mitur, i cili më pas ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Personit në fjalë i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes së trajtimit është liruar për në shtëpi”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar, R.SH. 15 vjeç dhe A.D. 19 vjeç, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.

Nga personat e dyshuar si provë materiale është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH. dhe A.D., me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është inicuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’. /Gazeta Sinjali/