image Rrahje masive në Gjilan, u përdorë edhe një pistoletë me gaz

Siguri

Rrahje masive në Gjilan, u përdorë edhe një pistoletë me gaz

news image

Gjashtë persona janë arrestuar të premten rreth orës 21:00 në fshatin Cërrnicë të Gjilanit pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz e si pasojë e kësaj, lëndime ka marrë një femër dhe disa nga të dyshuarit të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Po ashtu, Policia bën të ditur se është konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie me dy fishekë dhe dy gëzhoja kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Cernicë, Gjilan 01.01.2021-21:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz. Si pasoj e rrahjes, është lënduar viktima femër kosovare dhe disa nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë gjuetie me dy fishek dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/