image Rrahje masive mes personave të mitur në Fushë Kosovë – përdoret edhe shkop metali

Siguri

Rrahje masive mes personave të mitur në Fushë Kosovë – përdoret edhe shkop metali

news image

Shtatë persona të mitur janë përfshirë në një rrahje sot në mëngjes në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se pesë persona të dyshuar të moshave 16 dhe 17-vjeçarë, kishin sulmuar me grushte dy persona tjerë të mitur.

Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit, si mjet të sulmit kishte përdorur një shkop metali, me ç’rast dy viktimat kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe trup.

Sipas burimeve, të gjithë personave të përfshirë në përleshje iu është ofruar tretmani mjekësor, si dhe janë intervistuar në prezencë të përfaqësuesit ligjor si dhe punëtorit social.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për të mitur, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rast ‘Lëndim i lehtë trupor’ si dhe ndaj dy personave të dyshuar ka caktuar masën e ndalimit policor për 24 orë, kurse tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/