Me rrahje dhe të shtëna armësh është përballur një 52-vjeçar në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 18:00.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se A.B është rrahur nga dy persona, njëri prej të cilëve ka shtënë me armë, e tjetri po me armë e ka goditur atë në kokë.
Policia ua ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, ndërsa ata nuk janë gjetur aty. Ndërkohë bëhet e ditur se babai i tyre ka deklaruar se ka qenë prezent kur dy djemtë e tij i kanë rrahur 52-vjeçarin A.B dhe 56-vjeçarin K.B.
Pas rrahjes, A.B ka pranuar tretman mjekësor.
Siç mëson Gazeta Sinjali, motivi i kësaj rrahjeje ka qenë një borxh prej 27 mijë eurove.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të cilat kanë gjetur gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. /Gazeta Sinjali/