image Rrahje brutale mes nxënësve në Gjakovë, bashkëmoshatarët i shikojnë si “spektatorë” (VIDEO)

Siguri

Rrahje brutale mes nxënësve në Gjakovë, bashkëmoshatarët i shikojnë si “spektatorë” (VIDEO)

news image

Dy vajza të mitura nuk arritën që mosmarrëveshjes së tyre t’i japin fund përmes dialogut. Ato, zgjodhën që përmes dhunës fizike t’i qëronin hesapet me njëra-tjetrën.

Nxënëset e dy shkollave të mesme të Gjakovës janë përleshur pasditen e sotme në stacionin e autobusëve të këtij qyteti.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Stacioni Policor në Gjakovë ka iniciu rast “lëndim i lehtë trupor”. Dy vajza të mitura kanë sulmuar njëra-tjetrën . Me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar dhe rasti procedohet me procedurë të rregullt”, u shpreh Elezaj.

Në videon e dërguar nga një sinjalizues, dëgjohen disa zëra nga bashkëmoshatarë të tyre që insistojnë t’i lënë të miturat të përleshen.

E më vonë, një vajzë ndërhyn mes të miturave për t’i dhënë fund dhunës.

/GazetaSinjali/