image Rrahja te Xhamia e Llapit, policia jep detaje

Siguri

Rrahja te Xhamia e Llapit, policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një rrahje ka ndodhur sot te Xhamia e Llapit në Prishtinë.

Sinjali nga burimet ka mësuar se policia ka arrestuar tre persona si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë rrahje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion tre persona dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë këtë rast”, tha ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/