image Rrahja në Graçanicë/Ngritet kallëzim penal kundër djalit të Nenad Rashiqit

Drejtësi

Rrahja në Graçanicë/Ngritet kallëzim penal kundër djalit të Nenad Rashiqit

news image

Më 22 shkurt të këtij viti në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një rrahje masive ku ishte i përfshirë edhe djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raporton Tanjug, trasnmeton Gazeta Sinjali.

Avokatja e njërit prej të miturve të përfshirë në rrahje, Jovana Filipoviç, ka bërë të ditur se ka ngritur një proces gjyqësor kundër djalit të Nenad Rashiqit, Nikolla Rashiq.

Ajo bëri të ditur se në atë përleshje I.M., mbeti i lënduar ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor./Gazeta Sinjali/