image Shërbimi Korrektues jep detaje për rrahjen mes të burgosurve në Dubravë

Siguri

Shërbimi Korrektues jep detaje për rrahjen mes të burgosurve në Dubravë

news image

Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Si pasojë e kësaj ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të marra.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i ShKK-së, Florent Gashi.

Ai tha se në këtë rast janë të përfshirë një 27-vjeçar dhe një 31-vjeçar.

“Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit,  duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Policia e Kosovës, këtë rast e ka cilësuar si mosmarrëveshje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.  /GazetaSinjali/