image Rrahja mes shqiptarëve e serbëve në Fushë-Kosovë, tre persona të lënduar

Kosovë

Detaje/ Rrahja mes shqiptarëve e serbëve në Fushë-Kosovë, tre persona të lënduar

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e rrahjes mes shqiptarëve e serbëve në Fushë-Kosovë. Dyshohet se mosmarrëveshja mes fqinjëve nisi për shkak të parkingut, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje të reja.

“Sot rreth orës 17:20policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjeve për arsye të parkingut të veturave”, njofton policia.

Nuk dihet nëse të lënduarit janë shqiptarë apo serbë. /Gazeta Sinjali/