Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur, pamjet e së cilës u publikuan në rrjetet sociale.
Për njërën nga të dyshuarat, M.R., gjykata ka vendosur masën e “Shtrimit të përkohshëm në një institucion psikiatrik”, ndërsa ndaj dy të tjerave janë caktuar masa të tjera sigurie.
Sipas vendimit të Gjykatës, për shtetasen L.L. është caktuar masa “Arrest me burg”, ndërsa për të miturën K.G. masa “Arrest në shtëpi”, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.
Prokuroria e Fierit ka bërë të ditur se tre të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!