image Fier: Nisin hetimet për incidentin e rëndë, ku tri të mitura e rrahin dhe e filmojnë një bashkëmoshatare

Shqipëri

Fier: Nisin hetimet për incidentin e rëndë, ku tri të mitura e rrahin dhe e filmojnë një bashkëmoshatare

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku tre vajza të mitura kanë rrahur një bashkëmoshatare, në një banesë.

Pamjet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë, raporton TCH.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit, teksa kjo e fundit a nisur veprimet për identifikimin e të përfshirave dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/