image Rrahja e 15-vjeçarit në Prishtinë, vjen reagimi nga Avokati i Popullit - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Rrahja e 15-vjeçarit në Prishtinë, vjen reagimi nga Avokati i Popullit

news image

Gazeta Sinjali të shtunën raportoi për një rrahje me grushta e shqelma që dyshohet se ka ndodhur dje mes nxënësve në oborrin e shkollës “Dardania” Prishtinë.

Pamjet e rrahjes brutale janë dërguar në adresë të Gazetës Sinjali nga një sinjalizues, ku shihet një numër i madh i nxënësve, teksa njëri prej tyre grushton e të tjerë e shkelmojnë një të mitur.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Nga ky institucion kanë thënë se dhuna ndaj fëmijëve është e patolerushme dhe se të gjitha format e dhunës rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin e tyre fizik mental e moral.

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin lidhur me videon e publikuar në Prishtinë ku një fëmijë rrahet brutalisht nga moshatarët e tij dhe videon tjetër në Gjakovë ku po ashtu një fëmijë rrahet brutalisht. Dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme! Të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës si dhe përbëjnë një shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, të përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës”, thuhet në reagim.

Tutje, IAP iu bën thirrje shkollave përkatëse që të trajtojnë rastet deri në zgjidhjen e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët, viktima të ngacmimit (bullizmit) janë të sigurtë dhe duke marrë mbështetjen e duhur psikologjike.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës obligon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën dhe ҫfarëdo lloj dhune. Fëmijët duhet të mbrohen nga dhuna pavarësisht vendit ku kryhet, e veçanërisht në institucionet arsimore. IAP iu bën thirrje shkollave përkatëse që të trajtojnë rastet deri në zgjidhjen e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët, viktima të ngacmimit (bullizmit) janë të sigurtë dhe duke marrë mbështetjen e duhur psikologjike. Po ashtu, të gjithë fëmijët të përfshirë në dhunë duhet të marrin trajtim psikologjik nga shkollat”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, IAP i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që merret me rastet të veproj menjëherë në përputhje me procedurat e parapara ligjore.

IAP i bën thirrje Policisë së Kosovës që merret me rastet të veproj menjëherë në përputhje me procedurat e parapara ligjore. IAP i bën thirrje MASHT që të bashkëpunojë me shkollat dhe komunën në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. IAP gjithashtu ju bën thirrje të gjitha institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës në mobilizim dhe adresim të dhunës sepse luftimi dhe parandalimi i dhunës është përgjegjësi gjithëshoqërore”, thuhet në raportin.  /Gazeta Sinjali/ 


Shpërndaje artikullin