image Rrahen policët në Prishtinë

Siguri

Rrahen policët në Prishtinë

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka kontrolluar automjetin e tij, ku ka gjetur tre radiolidhje, tre telefona celularë, disa kartela të bankës dhe një çelës veture, të cilat janë sekuestruar.

Sinjali mëson se pas intervistimit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/