Një përleshje mes dy personave ka ndodhur të premten, rreth orës 13:30 në fshatin Preoc të Graçanicës.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se të dyshuarit janë shtetas të huaj. Njëri britanez e tjetri jordanez.
Siç ka mësuar gazeta, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se shtetasi nga Jordania ka pranuar tretman të mëtutjeshëm mjekësor nën përkujdesjen e policisë, ndërkohë, shtetasi nga Britania është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/