image Rrahen mes vete vëllezërit në Han të Elezit, Policia u gjen armë e mbi 300 fishekë

Siguri

Rrahen mes vete vëllezërit në Han të Elezit, Policia u gjen armë e mbi 300 fishekë

news image

Dy vëllezër janë arrestuar në Han të Elezit pasi janë rrahur mes vete, për shkak të një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i
lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar
rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/