Në shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, në Gjilan, ka ndodhur një zënkë e cila ka përfunduar në rrahje, mes profesorit S.B dhe një nxënësi, i cili e vijon mësimin në klasë të 11-të.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Stacionit Policor në Gjilan, Ismet Hashani.
“Ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan, rrahja ka ndodhur mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi pas një mosmarrëveshje“, tha Hashani.