image Rrahja pas ndeshjes FC Vitia - FC 2 Korriku, Policia jep detaje të reja

Siguri

Rrahja pas ndeshjes FC Vitia – FC 2 Korriku, Policia jep detaje të reja

news image

Dje në Viti në ndeshjen e futbollit FC Vitia – FC 2 Korriku e cila ishte zhvilluar pa shikues, sinjalizuesit tregojnë se ka ndodhur një përleshje mes të dy grupeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata thonë se nuk dihet arsyeja e kësaj përleshje ndërsa thonë se gjyqtari kryesor i ndeshjes, Fatmir Tahiri është sulmuar brutalisht nga disa persona.

Policia e Kosovës me të marrë informatën ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe kryetrajnerin e skuadrës së Vitisë, Milaim Zuzaukun.

Burime të Sinjalit brenda Policisë tregojnë se tre persona meshkuj kanë pësuar lendime trupore dhe posedojnë raport mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/