Rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet shqetësim për çdo shoqëri. Në Kosovë nuk kalon pothuajse asnjë ditë në të cilën nuk shënohet një rast i ri i dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti i ri i kësaj natyre ka ndodhur dje në Komunën e Lipjanit, në fshatin Gadime e Epërme, rreth orës 15:25, ku dy bashkëshortë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, mirëpo fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar lëndime.
Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur se pasi që rasti ka eskaluar deri në sulm fizik, lidhur me të është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Gazeta Sinjali mëson se çifti bashkëshortor janë intervistuar nga ana e prokurorit të shtetit dhe me urdhër të tij ata janë liruar.