Një person i moshës 53 vjeçar me inicialet A.S është arrestuar pasditen e djeshme në Ferizaj, pasi që i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore familjarit të tij, 75 vjeçar me inicialet S.S, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje mes dy personave, ku nga kjo viktima S.S ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por nga plagët e mëdha viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari A.S është shoqëruar dje pasdite në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Përveç kësaj, të dyshuarit në shtëpi i janë gjetur armë ilegale.
Policia e Kosovës personit A.S i ka konfiskuar 3 armë zjarri, një pushkë automatike AK-47 me një karikatorë dhe 23 fishekë, një pistoletë me një karikatorë dhe 8 fishekë dhe një pushkë gjuetie.
Rasti nga policia është iniciuar “Lëndim trupor dhe Mbajtje në pronësi”, “Posedim i paautorizuar i armës”. /GazetaSinjali/