image Rrahen dy grupe të rinjve mes vete në Kaçanik, dy persona bëhen për emergjencë

Kosovë

Policia/ Rrahen dy grupe të rinjve mes vete në Kaçanik, dy persona bëhen për emergjencë

news image

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një përleshje në mes të dy grupeve të rinjve në Kaçanik.

Sipas policisë, dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

“Kaçanik 27.02.2020 – 19:05. Ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve të rinjve, ku si pasojë e kësaj rrahje, lëndime trupore kanë marrë dy persona meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Kaçanik janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Sipas mjekut kujdestar gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit kanë ikur prej vendit të ngjarjes dhe njësitet policore janë në hetim të rastit. /Gazeta Sinjali/