Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një përleshje në mes të dy grupeve të rinjve në Kaçanik.
Sipas policisë, dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
“Kaçanik 27.02.2020 – 19:05. Ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve të rinjve, ku si pasojë e kësaj rrahje, lëndime trupore kanë marrë dy persona meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Kaçanik janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Sipas mjekut kujdestar gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit kanë ikur prej vendit të ngjarjes dhe njësitet policore janë në hetim të rastit. /Gazeta Sinjali/