image Rrah gruan e fëmijët dhe i përzë nga shtëpia, arrestohet 57-vjeçari në Viti

Siguri

Rrah gruan e fëmijët dhe i përzë nga shtëpia, arrestohet 57-vjeçari në Viti

news image

Një person është arrestuar në fshatin Novosellë të Vitisë, pasi ka sulmuar fizikisht djalin e tij 14-vjeçar e më pas vajzën dhe bashkëshorten, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:00.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka thënë se i dyshuari ka tentuar t’i godasë  me karrige druri anëtarët e tij të familjes, por nuk arritur t’i godasë asnjërin nga ata.

“Fshati Novosellë, Komuna e Vitisë – i dyshuari N. A, 57-vjeçar, pas mosmarrëveshjes me antarët e familjes së tij, në shtëpinë e tij e ka sulmuar fillimisht djalin 14-vjeçar e më pas vajzën si dhe bashkëshorten, duke tentuar t’i godasë me karrigë druri, por nuk ka arritur t’i godasë asnjërin nga këta”, ka thënë sinjalizuesi.

Të dyshuarit i është bërë edhe testi për alkool, ku ka rezultuar me 0,84%.

I njëjti me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë, kurse familjarët janë kthyer në shtëpi. /Gazeta Sinjali/