Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati, gjatë ditës së sotme u ka ndihmuar personave të prekur nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë ditën e djeshme.
Gjatë gjithë ditës artistja përmes rrjeteve sociale, u ka bërë thirrje ndjekësve të saj tu ndihmojnë personave të prekur nga tërmetet, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Ronela ka bërë thirrje që të mos keq shfrytëzohen fondet e mbledhura.
“Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje! Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni”, ka shkruar ndër të tjera artistja.
Numri i viktimave ka shkuar në 30 nga tërmetet e fuqishme që goditën dje shtetin e Shqipërisë./Gazeta Sinjali/