Avioni privat i Cristiano Ronaldos, dje kishte fluturuar nga Madridi për në Torino, por iu desh për tu rikthyer në Madeira.
Tani pesë fituesi i “Topit të Artë”, do të fluturojë sonte në drejtim të Torinos.
Sipas raporteve nga mediat portugeze, sulmuesi i Juventusit ishte gati të kthehej në Itali tash e disa ditë, ndërsa i duhet t’i kalojë 14 ditë në karantinë.
Ai do të rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në 18 maj.
Portugezi kishte shkuar në vendlindje pas 9 marsit kur ishte zhvilluar ndeshja me Interin, e fundit në Serie A.