image Ronaldo rrezikon pezullimin për protestat ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Serbisë

Futboll

Ronaldo rrezikon pezullimin për protestat ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Serbisë

news image

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit hodhi shiritin e kapitenit në tokë, duke u larguar nga fusha e blertë disa sekonda pa përfunduar sfida.

Reagimi i tij ndaj arbitrit holandez Makkelie mund të interpretohet si shkelje e rëndë e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s nga ana e kapitenit të Portugalisë.

Një sjellje joetike kjo me Ronaldon që rrezikon pezullimin edhe pse protestat e sulmuesit janë cilësuar si të drejta, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale.

Gjyqtarët nuk e cilësuan si gol atë rast dhe pas sfidës me Serbinë, arbitri kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie e ka pranuar gabimin.

Nëse skualifikohet Ronaldo mund të humbasë ndeshjen e ardhshme me Portugalinë, pikërisht sfidën ndaj Luksemburgut./Gazeta Sinjali Sporti/