image Ronaldinho vazhdon t'i shfaq magjitë edhe pse i pensionuar, kësaj radhe i mahniti shikuesit e volejbollit

Futboll

Ronaldinho vazhdon t’i shfaq magjitë edhe pse i pensionuar, kësaj radhe i mahniti shikuesit e volejbollit

news image

Legjenda, Ronaldinho, dominoi sportin për shumicën e viteve të 2000-ta dhe e bëri duke luajtur futbollin më të bukur të mundshëm.

Pak a shumë secilën herë që Ronaldinho u aktivizua për PSG-në, Barcelonën, Milanin dhe Kombëtaren e Brazilit, ai dhuroi gjëra që të tjerët i lanë gojëhapur.

Dhe duket se Ronaldinho nuk e ka humbur prekjen e tij magjike aspak, edhe në moshën 41-vjeçare dhe gjashtë vite pasi u pensionua nga futbolli.

Dy herë futbollisti i vitit nga FIFA mori pjesë në një kompeticion voleji përkrah legjendës braziliane, Romario dhe arriti t’i mahniste ata që po shikonin.

Në një ndeshje, Ronaldinho në mënyrë fantastike asistoi për partnerin për të fituar një pikë me një lëvizje maestrale.

Ai publikoi videon e magjisë në Twitter dhe mund ta shikoni më poshtë.

/Gazeta Sinjali Sporti/