image Burgoset Ronaldinho

Futboll

Sport/ Burgoset Ronaldinho

news image

Ronaldinho është urdhëruar nga gjykata të qëndrojë në burgun e Paraguait.

Legjenda e futbollit, Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto u dërguan këtë të shtunë në Pallatin e Drejtësisë për një seancë të re për të vendosur masa, pasi u arrestuan dhe u akuzuan për shkak të pasaportave të falsifikuara me të cilat hynë në Paraguai.

Ronaldo de Assis Moreira , 39 vjeç dhe Roberto de Assis Moreira , 46 vjeç, u paraqitën para gjykatëses, Clara Ruiz pasi kaluan natën në Shoqatën e Specializuar, një seli policie në Asunción që funksionon gjithashtu si burg.

Ish-lojtari i prangosur përshëndeti gazetarët përpara se të hynte në zyrën e gjyqtarit.

Të dy vëllezërit u akuzuan për veprën e dënueshme të përdorimit të dokumenteve të rreme publike nga Prokurori Osmar Legal , i Njësisë së Specializuar të Krimeve Ekonomike, i cili gjithashtu kërkoi paraburgim./Gazeta Sinjali/