Ron Zaiti është një nga reperat më të rinj të momentit. Në vetëm pak kohë reperi ka publikuar projekte muzikore shumë të suksesshme, ku disa prej tyre janë bashkëpunime me këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj, këngë të cilat janë pëlqyer shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Fshirja e këngës së tij “All you lovin”, një bashkëpunim me këngëtaren Semi Jaupaj mori shumë vëmendjen e të gjithëve dhe ajo që aludohej ishte një zënkë mes tij dhe Semit. Ama më pas u përfol edhe një prishje miqësie dhe bashkëpunimesh me këngëtaren Dafina Zeqiri, me të cilën ka edhe disa këngë, pasi ishte dhe pjesë e label-it të saj. Së fundi në një intervistë Roni ka treguar të vërtetën dhe u shpreh se nuk ka qenë vendimi i tij për fshirjen e këngës, por i kompanisë muzikore të Dafinës, “Moneyz Music, pasi tashmë nuk bashkëpunon më me ta.
“Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij. Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit, e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej YouTube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore” tha Roni
Gjithashtu bashkëpunimi i dytë me Dafinën, i cili titullohet “Boma ni tel” është fshirë dhe duket se Roni dhe Dafina jo vetëm që nuk bashkëpunojnë më, por nuk kanë mbetur as miq.