image Romeo dhe Donald Veshaj, së shpejti me një projekt të ri muzikor

Bota e Yjeve

Romeo dhe Donald Veshaj, së shpejti me një projekt të ri muzikor

news image

Donald dhe Romeo Veshaj kanë gati një projekt të ri muzikor, i cili është bashkëpunim. Vëllezërit aktorë kanë ndarë në Instagram një pjesë të videoklipit, këngën e së cilës e kanë realizuar me Alban Kondin dhe Fabian Bashën, shkruan Gazeta Sinjali.

Yjet e “Binjakët” kanë bërë të ditur në rrjetin social se xhirimet kanë përfunduar dhe projekti është gati. Ende nuk e dimë si do të titullohet kënga, por presim ta mësojmë sa më shpejt.

Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, një pjesë e klipit është xhiruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra seksi. Pra, pritet diçka “të nxehtë”, fiks për stinën e verës. /Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)