image Rojtari kufitar ukrainas e ndalon ambasadorin e Bjellorusisë, ia hedh monedhat në trup - VIDEO
[wp-story id="814678"]

Botë

Rojtari kufitar ukrainas e ndalon ambasadorin e Bjellorusisë, ia hedh monedhat në trup – VIDEO

news image

Ambasadori i Bjellorusisë në Kyiv, Igor Sokol njoftoi dje evakuimin e ambasadës së Bjellorusisë në Ukrainë për shkak të “kërcënimeve” dhe “bllokimit të llogarive bankare”. 

Ai dënoi veprimet që ai i quan provokuese. 

E gjithë kjo është bërë në një mënyrë mjaft të turpshme” tha ai.

Gazetarja Olga Tokariuk postoi në rrjetet sociale një video në të cilën një roje kufitare ukrainase mbush një qese me 30 monedha dhe i hedh ato në drejtim të ambasadorit si shenjë “nënçmimi”.

Autokolona diplomatike iu nënshtrua një kontrolli që zgjati më shumë se 20 orë para se të kalonte në Moldavi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

/GazetaSinjali/