image Rohde uron Kosovën: Gjermania është e lumtur që ka një mik të ngushtë

Kosovë

Rohde uron Kosovën: Gjermania është e lumtur që ka një mik të ngushtë

news image

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar për Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se vendi i tij është i lumtur që ka një mik të ngushtë si Kosova pranë.

“Urimet e mia të përzemërta Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë! Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pranë saj. Gëzuar të gjithë kosovarët që festojnë sot!”, ka shkruar Rohde.

Presidentja Vjosa Osmani dje ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ai tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

/GazetaSinjali/