image Rohde reagon pas ndalimit të Radomiroviqit në Serbi: Dyshime për ngacmim politik

Politikë

Rohde reagon pas ndalimit të Radomiroviqit në Serbi: Dyshime për ngacmim politik

news image

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me arrestimin e e shefit të administratës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, raporton Gazeta Sinjali.

Ambasadori Rohde ka thënë se është duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e Radimiroviq.

Sipas tij, nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshime për ngacmime politike.

Ambasadori gjerman deklaroi gjithashtu se do të ketë shqyrtim të ankesës zyrtare lidhur me këtë rast.

“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshime për ngacmime politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Të shtunën, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nikolla Radimiroviq, është arrestuar nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Sveçla tha se Radimiroviq është arrestuar nga Policia e Serbisë dhe se bashku më të fejuarën e tij po mbahen në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Ai tha se ky arrestim vjen vetëm se Nikolla është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, ka kërkuar nga Beogradi që t’i lirojnë urgjentisht dhe të ndalojnë presionet.

Ndërkohë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq një ditë pas arrestimit të tij thirrje për lirimin e tij pasi u dërgua në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

“Ka ndodhur së pari një ndalesë në pikën kufitare është mbajtur katër orë është marrë në pyetje që e konsiderojnë veten anëtarë të BIA-s. Ai është marrë në pyetje prej atyre organeve që më pas e kanë vendosur në Rashkë, ai është atje edhe sot. Thonë se do të jetë aty deri të hënën, sepse gjykatësi nuk është dispozicion po pritet që ai kur të vijë të hënën të merret me rastin”.

“Në aspektin ku duhet të ketë gjyqtarë në detyrë në çdo kohë. Një prej elementeve që është ngarkuar ai ka qenë kallëximi penal “shkelja e rendit kushtetues”. Ai ka qenë me të fejuarën ajo ka pasur maltretime të ashpra nga ata persona”, ka thënë Rashiq.

/GazetaSinjali/