image Rohde për Kurtin: Na duhet një burrështetas, jo një që flet për luftë gjithë kohën

Politikë

Rohde për Kurtin: Na duhet një burrështetas, jo një që flet për luftë gjithë kohën

news image

Janë konfirmuar raportet e ftohta të Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot.

Ambasadorët deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.

Po ashtu, ambasadori gjerman deklaroi se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat. Por, ai tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet  përafrohen sërish”.

Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës.

“Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona. Prandaj na duhet një burrështetas, e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde në intervistën e përbashkët me Guerot dhënë në RTK.

Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.

“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund  të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.

/GazetaSinjali/